Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur sot takim publik me qytetarë, ku ka shpalosur projektet dhe aktivitetet, të cilat sipas tij, u realizuan gjatë vitit 2021, shkruan Llapi.info.
I pari i Podujevës ka përmendur këto projekte, ndërkohë që ka shtuar se gjatë qeverisjes së tij, sipas Bulliqit, është rritur transparenca gjatë shpenzimit të parasë publike.
“Patëm premtuar orar flekisbil në administratë, ku qytetarët mund të marrin shërbime edhe gjatë orarit të pauzës. Ky proces ka ndodhur dhe është një vit që është duke u realizuar. Kemi aktivizuar një projekt, i cili është “Alo Komuna”, platforma që iu mundëson qytetarëve që problemet apo ankesat t’i lajmërojnë në kohë reale dhe pa pagesë. Mbulimi i qendrës së qytetit me valë interneti Ëifi. Sistemi i pritjes në radhë për shërbime më cilësore. Lejimi i oborrit të Komunës për parkim për bashkatdhetarët gjatë pushimeve verore dhe dimërore. Renovimi i objektit të gjendjes civile në Herticë. Projekti ‘’One Stop Shop’’ ku të gjitha shërbimet mund të merren në një vend. Vendosja e 4 E-kiosqeve në qytet dhe fshatra. Marrëveshje me Postën e Kosovës për shërbime të pagesave brenda Komunës”, ka përmendur projektet që janë kryer në Drejtorinë e Administratës.
“Platforma E-shpenzimet, përmes së cilës shpenzimet e Komunës pasqyrohen në Ëeb faqe, duke u rritur kështu transparenca në shpenzimin e parasë publike. Realizimi i të hyrave vetanake, tejkalim i parashikuar i të hyrave për vitin 2021. Realizimi i të hyrave nga Tatimi në Pronë, në vlerë rreth 700 mijë euro. Regjistrimi në tatimin në pronë, të pronave të paregjistruara më parë”, projektet në Drejtorinë për Buxhet dhe Finanaca.
“Shpërndarja nëpër shkolla e 112 titujve me 30 mijë ekzemplarë të lektyrave shkollore në vlerë 49,865.76 €. Ndërtimi në proces i fushave sportive në SHFMU ‘’Shefki Kuleta’’-Bellopojë, SHFMU ‘’Shefki Latifi’’ – Pollatë dhe SHFMU’’Enver Maloku’’ – Podujevë. Investime në efiçiencë në SHFMU ‘’ Shaban Shala’’ dhe SHFMU ‘’Shefki Kuleta”. Bursa për nxënës e studentë, në vlerë 52,800 . Pajisja me laboratore të lëndëve kimi, fizikë dhe biologji për 20 shkolla në vlerë 250 mijë euro. Përmirësimi i infrastrukturës fizike nëpër shkolla. Furnizimi me kabinete të informatikës për 20 shkolla. Fillimi i renovimit të çerdhes së dytë publike për fëmijë, kostoja e projektit 100,000€. Vazhdimi i ndërtimit të shkollës ‘’Ali Ajeti’’ në Balloc. Marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë ‘’SANTEFARM’’ dhe ‘’Santefruit’’ për punë praktike, për nxënësit e SHMLE’’ Isa Boletini’’. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Podujevës dhe Caritasit zviceran në fushën e edukimit parafillor, në vlerë 12,500€. Memorandum bashkëpunimi në fushën e shkollave profesionale me Komunën Kestel në Turqi. Furnizim me 60 TV monitorë nëpër shkolla”, ka thënë Bulliqi për projektet në Arsim.
“Zgjerimi i hapësirave në qendrën Anti Covid. Ofrimi i shërbimit në shtëpi për pacientët.. Funksionalizimi i ultrazërit në vlerë 24,000€, në repartin e maternitetit dhe eliminimi i terminëve. Funksionalizimi i laboratorit viro-bakteriologjik, me anë të të cilit zbulohet bacili i tuberkulozit.. Ndërtimi i 6 shtëpive në lagjen e dëshmorëve. Funksionalizimi i aparaturës për spirometri Funksionalizimi i analizave Ddmer, CRP dhe Asro. Ndërtimi në proces e sipër i AMF në Dobërdol. Janë ndihmuar 329 familje me subvencione për blerje të barnave – vlera 41050 euro. Marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 15 shtëpive. Donacion i siguruar nga ana e shoqatës “Shqiptarët për shqiptarët” në ndërtimin e një lagjeje me kushte shumë të përshtatshme banimi për familjet në nevojë. . Kompletimi i repartit të stomatologjisë me 2 karrige stomatologjike moderne. Sigurimi i shumë donacioneve për ndihma të ndryshme me artikuj ushqimorë, veshmbathje, jorganë e batanije. Funksionalizimi i Mamografit. Renovimi i shumë QMF-ve dhe AMF-ve. Funksionalizimi i aparaturës laboratorike ESR VITAL 100 për realizimin e 100 mostrave të sendimentacionit. Fillimi i ndërrimit të dytë në QMF-në e Kërpimehut dhe Orllanit. .Subvencionim në vlerë prej 20,000€, për OJQ-të”, ka thënë Bulliqi për projektet dhe aktivitetet që janë realizuar në Shëndetësi.
“Përfundimi i punimeve në pjesën e dytë të sheshit. Pajisje me leje ndërtimi për persona fizikë dhe juridikë. Ndërtimi i platosë së parkingut dhe hapësirës gjelbëruese te Komuna e Vjetër, kosto e projektit 31,000€ . Asfaltimi i rrugëve – gjatësia totale rreth 41 km gjithsej 253 rrugë vlera 2,193.290€. Meremetimi i objekteve banesore, kosto totale 200,000€. Mirëmbajtja e hapësirave publike, kosto 210,000€ . Harta Zonale është në fazën finale, janë bërë ndryshimet e nevojshme është vendosur në diskutim publik dhe së shpejti pritet të vendoset për votim në Kuvendin Komunal”, ka thënë i pari i Podujevës për punët në Urbanizëm.
Në kuadër të drejtorisë për pronë, kadastër dhe gjeodezi, Bulliqi ka theksuar se është bërë evidentimi i të gjitha pronave komunale, me qëllim të aktivizimit të kapitalit financiar si dhe janë trajtuar mbi 10 mijë kërkesa të qytetarëve.
“Funksionalizimi i Bibliotekës së qytetit. Orari i sallës së leximit nga ora 08:00 deri në ora 23:00. Realizimi i Javës së Diasporës. Organizimi i Panairit të prodhuesve vendorë. Pasurimi me tituj të rinj librash i bibliotekës. Rregullimi i ndriçimit dhe ngrohjes në bibliotekë. Zhvendosja e arkivit në objektin e komunës së vjetër. Vendosja e këndit arkivor nga Arkivi i Përgjithshëm i Tiranës, në Arkivin e Komunës. Formimi i Këshillit të Teatrit ‘’Avdush Hasani’’ dhe përzgjedhja e drejtorit të teatrit. Mbështetje financiare në vlerë 90,000€ për shfaqje teatrore, klube sportive, kulturë dhe rini. . Renovimi i palestrës së sporteve ‘’Hakif Zejnullahu’’. Renovimi i Teatrit ’’Avdush Hasani’’. Renovimi i Bibliotekës së qytetit. Aktivitete të shumta kulturore, rinore e sportive”, ka thënë Bulliqi në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Më tej, Bulliqi ka përmendur edhe projektet dhe aktivitetet që janë realizuar në kuadër të shërbimeve publike, ato bujqësore, planifikim dhe zhvillim ekonomik dhe ato në Inspektorat./Llapi.info












