Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka mbajtur sot një konferencë për medie, nga ku edhe kanë kritikuar udhëheqësit e kësaj komune për mungesë të transparencës, raporton Llapi.info.
Deputeti i kësaj partie dhe kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke prezantuar raportin e Auditorit, ka thënë se këtë komunë që udhëhiqet nga LDK-ja është nxjerr si komuna më e dobët në Kosovë nga performanca.
“Raporti i auditorit të jashtëm për Komunën e Podujevës dhe perfomanca e dobët e saj Në bazë të raportit të auditorit të jashtëm që analizon perfomancën e Komunave të Kosovës, ku komunën e Podujevës e nxjerr prej Komunave me performancën më të dobët nga komunat me shumicë shqiptare. Vetëm komunat që udhëhiqen nga komunitetet pakicë i nxjerrë më dobët në perfomancën e tyre në shumë tregues dhe shumë fusha. Mungesa e transparencës dhe keqpërdorimi i buxhetit të taksa paguesve është shumë i theksuar në Komunën e Podujevës”, ka thënë ai.
“Ky raport ende nuk është sjellur në Kuvendin Komunal për raportim ashtu siç e parasheh ligji edhe pse jemi në muajin e 9-të të këtij viti. Ne si subjekt politik jemi ndjerë të obliguar ta thërrasim këtë konferencë për t’i prezantuar disa nga të gjeturat e auditorit të jashtëm për komunën tonë. Pjesa më problematike e këtij raporti është prokurimi”, tha ai, duke përmendur disa nga gjetjet e auditorit.
“Planifikim i gabuar i shpenzimeve, të cilat paraqiten vit pas viti, ky lloj keq klasifikimi ka shkaktuar paraqitje jo të drejtë të shpenzimeve në Pasqyrat Financiare si dhe ka ndikuar që mjetet të mos shpenzohen sipas planit buxhetor. Ku për të gjitha këto lëshime personat përgjegjës duke filluar nga ish Kryetari e tani Nënkryetari të cilët asnjëherë nuk i kanë adresuar këto probleme dhe nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e situatës. 2. Mangësi tek kontratat për shërbime të veçanta Përkunder që në vitin 2018 auditori kishte rekomanduar që kontratat me shërbime të veçanta të zbatohen vetëm kur ka kërkesa specifike dhe ne përputhje me ligjin, ky rekomandim i auditorit ka mbetur i pazbatuar. Komuna kishte vazhduar angazhimin edhe në vitin 2019, 30 persona me kontrata për punë dhe detyra specifike, ku 23 prej tyre punonin për periudhën kohore më të gjatë se katër (4) muaj brenda një viti, përkundër faktit se Sipas neni 10 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një (1) viti. 3. Mungesa e planit të subvencionimit të OJQ-ve Komuna nuk kishte plan të përgatitur për subvencionimin e OJQ-ve, i cili do të duhej të dorëzohej pranë zyrës së kryeministrit, ku për pasojë projektet e rëndësishme për publikun kanë mbetur pa u realizuar ose jane realizuar për grupe te caktuara të interesit brenda komunë. 4. Mungesa e projekteve ekzekutive të ndërtimit Nga gjithsej 179 kontrata të lidhura, 105, nuk janë fare të publikuara, ndërsa 69 janë të publikuara, por duke mos përfshirë pjesën kryesore të Kontratës që është Paramasa dhe Parallogaria. Ndërsa janë vetëm 5 kontrata të publikuara që përfshihet edhe paramasa dhe parallogaria”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi tha se edhe Zyra e prokurimit ka hasur në shumë probleme e që një prej tyre është edhe qasja në dokumentet e tenderëve.
Këto janë disa nga shkeljet që numëroi Bulliqi, derisa i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me këto raste.
“Komuna e Podujevës ka nevojë për një qeverisje tjetër e cila është transparente dhe e përgjegjshme para qytetareve. Një qeverisje lokale qe puna e saj bazohet mbi nevojat dhe interesat e qytetareve”, përfundoi ai./Llapi.info