Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sivjet do të nis ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, shkruan Llapi.info.

Sipas tij, ky është projekti më i madh në histori të Podujevës në këtë fushë.

Njoftimi i plotë:

Para pak javësh kemi iniciuar procedurat e tenderimit për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, ky është projekti më i madh në histori të komunës për trajtimin e ujërave të zeza.

Vlera e parashikuar e projektit është 3,061,853.49 euro.

Shtrirja e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal do të bëhet në gjatësi prej 20.98 km. Ndërsa realizimi i tërësishëm i projektit parashihet të përfundojë në vitin 2025

2023 është viti i projekteve që e transformojnë qytetin dhe komunën tonë.

 

 

 

 

/llapi.info/