Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot ka nisur renovimi i objekteve banesore në qytet, raporton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se renovimi do të prek çdo skaj të tyre, duke nisur nga ndriçimi, e deri tek fasadimi.

“Sot, pashë nga afër fillimin e punimeve për renovimin e objekteve banesore në qytet. Kemi filluar me ndërtesën përballë QKMF-së, objekt me kushte të rënda e i paprekur ndonjëherë nga dora e shtetit. Ky objekt do të fasadohet dhe do të bëhen edhe intervenime të tjera të nevojshme. Në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore do të trajtohen edhe objekte tjera, ndërsa në to do të intervenohet në rregullimin e pullazeve të vjetruara, fasadim, izolim, rregullim të ndriçimit nëpër hyrje dhe koridore si dhe sipas nevojës ndërrimin e dritareve ndriçuese”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of 1 person and outdoors
May be an image of outdoors
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of outdoors