Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kompanitë e kontraktura nga komuna janë duke zhbllokuar rrugët pas reshjeve të borës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka vizituar fshatrat Metehi, Kërpimeh dhe Repë.

“Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, ne jemi duke punuar në teren me kapacitete të plota për t’i zhbllokuar rrugët dhe qarkullimi i qytetarëve të jetë normal.  Për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike vizituam rrugët në fshatrat Kërpimeh, Metehi dhe Repë.  Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, apeloj tek të gjithë vozitësit të kenë kujdes të shtuar”, ka shkruar ai./Llapi.info