Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka takuar sot tregtarët, bizneset e banorëve të fshatrave të shumtë të kësaj komune.
Nga këto takime, i pari i Podujevës ka thënë se ka marrë mbështetje e gatishmëri për të qeverisur mandatin e plotë.
“Sot është ditë tregu në Podujevë, së bashku me deputetë dhe kandidatë për asamble komunale vizituam tregun e qytetit dhe u informuam nga afër me telashet që ballafaqohen shitësit e produkteve bujqësore. Para tyre u zotuam se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t’ju lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve. Poashtu, në vizitat tek bizneset dhe tubimet me qytetarë anë e kënd lagjeve e fshatrave, po gjejmë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar bashkëqeverisjen për të miren e komunës dhe të qytetarëve”, ka shkruar Bulliqi.






