Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit Styer, Markus Vogl.

“Gjatë qëndrimit tim për vizitë zyrtare në Austri, sot kam takuar z. Markus Vogl, kryetar i qytetit Steyer.  Në fokus të diskutimit tonë ishte bashkëpunimi në fushën e ambientit; mundësitë për projekte të përbashkëta për rritjen e hapësirave të gjelbërta dhe të trajtimit e grumbullimit të mbeturinave.

Ndërsa, diskutuam edhe në fushën e arsimit, diskutuam për mundësitë e shkëmbimit të përvojave sidomos për shkollat profesionale.

Në takim, gjithashtu, trajtuam edhe mundësitë për aplikimin e shembujve austriak gjatë ndërtimit të Zonës Industriale në Podujevë dhe ftesën për bizneset e këtij qyteti për investim në Podujevë”, është shprehur kreu i Podujevës./Llapi.info