Lokale - eSIMy

Deputeti VV-së, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Bulliqi ishte i vetmi deputet nga Llapi që s’e votoi për presidentit të vendit Thaçi, sa ishte pjesë e grupit parlamentar të LDK-së. E për këtë, ai thotë se ndjehet shumë krenar.

“Sonte u ndjeva shumë krenar që nuk kam votuar një të tillë për president të vendit tim”, ka shkruar ai.

Thaçi, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka thënë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit. Mirëpo, kjo është mohuar menjëherë nga zyrtarë të VV-së.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin në detyrë për frikësim dhe shantazhim të opinionit publik, mediave dhe ambasadave të huaja.

I pari i vendit, tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët dhe më të papërgatitur për të udhëhequr vendin./Llapi.info