Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se oborri i kësaj Komune do të lëshohet si parking për mërgimtarët, shkruan Llapi.info.

Ai nën një postim në Facebook ka thënë se parkingu për veturat me targa të huaja do të jetë falas, ndërkohë që ky vendim do të vlejë deri më 10 janar.

“Për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve në vendin tonë, kam marrë vendim që të lejojë parkimin e automjeteve të bashkatdhetarëve në parkingun brenda oborrit të Komunës (gjatë 24 orëve), gjatë qëndrimit të tyre për pushime dimërore në Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 25 dhjetor dhe vlen deri më 10 janar”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info