Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin e mjeteve piroteknike në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike, njofton Llapi.info.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga Komuna, e njëjta vlen për periudhën 22 dhjetor 2022 deri më 03 janar 2023.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet në urdhëresën e lëshuar nga Komuna e Podujevës.
Ky veprim ishte marrë edhe në vitet paraprake, por të njëjtin as që e kanë respektuar qytetarët./Llapi.info