Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se bashkë me dy drejtorë kanë vizituar disa punimet që në po kryhen në disa pjesë, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se në fshatin Llugë po ndërtohet parkingu i shkollës, kurse në lumin Llap po vendosen mbrojtëse për të parandaluar vërshimet e mundshme.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi dhe drejtorin e Urbanizimit, Leotrim Krasniqi inspektuam punimet e projekteve kapitale që po kryhen gjatë kësaj kohe.
Ne pamë nga afër punimet për ndërtimin e parkingut të shkollës me kubëza në fshatin Llugë (370 m2), projekt i cili do t’iu lehtësojë çasje prindërve dhe personelit arsimor në shkollë.
Në këtë vlugë të punimeve që po kryhen, inspektuam edhe projektin për rregullimin dhe zgjerimin e segmentit të shtratit të lumit Llap me gabionë, ku do të ndikojë në eliminimin e problemeve me vërshime përgjatë vjeshtës dhe dimrit.