Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka takuar banorë të zonave të ndryshme të Podujevës.
Ai në një postim në Favebook ka thënë se mbështetje për të dhe LVV-në është e jashtëzakonshme.
“Bashkë me deputetë, e kandidatë për asamble komunale, kudo që po shkojmë po gjejmë mbështetje të jashtëzakonshme në secilen lagje e secilin fshat për numrin 144”, ka shkruar Bulliqi.






