Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se 10 policë nga Stacioni Policor i kësaj komune po shërbejnë në veri të vendit, shkruan Llapi.info.

Kështu ka thënë Bulliqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

Postimi i tij:

Policia e Kosovës me qëndrueshmërinë e tyre në veri të vendit, po tregojnë përkushtim maksimal në misionin e tyre për ofrimin e sigurisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Nga Stacioni Policor në Podujevë i kemi mbi 10 zyrtarë policorë që po shërbejnë në veri të vendit për çdo ditë, gatishmëria dhe morali i lartë i tyre është për tu admiruar.

Ata kanë gjithë mbështetjen time dhe të qytetarëve llapjanë, me vullnetin e dashurinë që po tregojnë ndaj atdheut meritojnë respektin maksimal të secilit nga ne.

Uroj që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe veriu i vendit t’i kthehet normalitetit.