Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se shkolla “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës ka nisur procesin mësimor që disa ditë, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, me rastin e vizitës në këtë shkollë, Bulliqi thotë se i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësiy me nisjen e vitit të ri shkollor.
Postim i tij i plotë:
Përgjatë vizitës në shkollën e Batllavës sot, ku kjo shkollë po furnizohej me kabinete të lëndëve ekzakte, shfrytëzova rastin t’ju uroj nxënësve të kësaj shkolle fillim vitin e ri shkollor, në të cilën ka disa ditë që kjo shkollë ka filluar me procesin normal mësimor.
Gjithmonë takimet me nxënës më sjellin energji të re dhe frymëzohem të punoj edhe më tepër, duke shfrytëzuar secilën mundësi që atyre t’ju plotësojmë kushtet dhe t’ju ofrojmë të ardhme të sigurtë në vendin tonë.
I urova edhe mësimdhënësit për fillim vitin e ri shkollor dhe i përgëzova për zellin dhe përkushtimin e tyre në punë.