Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorë të Drejtorive, kanë vizituar punimet në infrastrukturë që lidhin fshatin Kacibeg me fshatin Siboc, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka thënë se përveç tyre, edhe disa fshatra tjera do të lidhen me rrugë të asfaltuara.

“Lidhja e fshatrave ndërmjet veti është synim i yni dhe në këtë aspekt po punojmë në infrastrukturën rrugore për t’i afruar dhe lehtësuar qarkullimin e banorëve me fshatrat përreth. Me drejtorin e urbanizmit dhe të shërbimeve publike kemi përcjellur punimet në infrastrukturën rrugore për ta lidhur fshatin Kaqybeg me fshatin Siboc. Gjatë këtij viti rrugët lidhëse me asfaltime mes fshatrave do t’i bëjmë edhe në: Dumosh-Sfeçël, Buricë-Konushec dhe Llaushë-Dobërdol”, shkruan ai./Llapi.info