Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, kanë pritur sot në takim nxënësit që treguan sukses të mirë në Testin e Maturës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se Elona Shabani, Diellza Behluli dhe Adem Haziri janë nxënësit më të suksesshëm në test nga tri shkollat e Podujevës.

“Sot kam pritur në zyren time tre maturantët, Elona Shabani, Diellza Behluli dhe Adem Haziri, nxënës të tri shkollave të mesme në Podujevë, të cilët kanë treguar rezultatin më të mirë në testin e maturës në shkollat ku ata kanë vijuar mësimet.Për mua është gjithmonë kënaqësi të takohem me nxënës e studentë të dalluar në mësime. Maturantët i përgëzova për sukseset e arritura në testin e matures dhe ju dëshirova shumë suksese në studimet universitare. Elones, Diellzes, Ademit dhe të gjithë maturantëve të tjerë ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik”, ka shkruar ai./Llapi.info