Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka zhvilluar një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, Bulliqi ka kërkuar nga Qeveria që ta trajtojë me prioritet komunën e Podujevës, pasi vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Në një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, me ministra dhe kryetarë komunash biseduam për menaxhimin e pasojave të vërshimeve në vendin tonë. I informova për menaxhimin e situatës në komunën e Podujevës dhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, bujqësi dhe në ekonomitë familjare. Poashtu, i informova se kemi formuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Kryeministri në detyrë tha se Qeveria do të ndajë një fond për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Me këtë rast, kërkova që Komuna e Podujevës të trajtohet me prioritet, meqë Komuna nuk ka mundësi buxhetore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info