Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë vendosur katër E-kiosqe të reja nëpër disa zona në Podujevë, raporton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se një është vendosur afër shkollës “Isa Boletini”, një te objekti i Administratës dhe nga një Kërpimeh dhe Lluzhan.

“Kemi vendosur katër E-kiosqe të reja, në lokalitete të ndryshme të Podujevës. Kjo pajisje digjitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase për pajisje me dokumente personale. E-Kiosqet janë vendosur në këto lokacione; Te objekti i Administratës komunale, afër shkollës Ekonomike dhe në fshatrat Kërpimeh dhe Lluzhan. Para pak kohe, një aparaturë e tillë është vendosur edhe në Pikën kufitare në Merdare. Urime të gjithë qytetarëve! Kurse ne vazhdojmë me shërbime më të mira”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info