Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sipas tij, është tejkaluar shifra nga të hyrat në pronë, njofton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, është shprehur se realizimi i këtyre të hyrave në kohë pandemie, siç ka deklaruar ai, është arritur falë besimit të qytetarëve.

“Besimin që na keni dhënë për të qeverisur me Komunën e Podujevës ne po ua shpërblejmë me qeverisje transparente dhe efikase. Për më pak se 6 muaj të këtij viti kemi tejkaluar shifrën e planifikuar të të hyrave nga tatimi në pronë. Realizimi i këtyre të hyrave, në kohë pandemie, është bërë falë besimit të qytetarëve në qeverisjen tonë, punëve të mira që po bëjmë dhe falë angazhimit të ekzekutivit komunal, veçmas Drejtorisë për Buxhet dhe Financa. Për të ilustruar suksesin tonë dhe tuajin në arkëtimin e të hyrave në pronë, më poshtë gjeni infografikën me krahasimin e të hyrave me vitin 2020 sa janë planifikuar dhe sa janë realizuar”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info

May be an image of 1 person and text