Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se ka nisur montimi i serrave për fermerët përfitues, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të ketë shpërndarje tjera për fidanë të mjedrave, mëshqerra dhe furnizimi me mekanizëm bujqësor.

Postimi i tij i plotë:

Në kuadër të zbatimit të projektit të furnizimit me serra për fermerët llapjanë, me drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari kemi vizituar familjen e Rexhep Osmanit, ku ditë më parë i është montuar serra, i cili është njëri prej 152 përfituesve të serrave që i ndanë komuna.

Mbështetje përmes subvencionimit në bujqësi, po ofrojmë edhe në fusha të tjera, siç është përkrahja e fermerëve me fidane të mjedrës, furnizim me nga një mëshqjerë për 108 blegtorë llapjanë dhe së shpejti do të zbatohet projekti për furnizim me mekanizëm bujqësor.

Ne do të vazhdojmë me projekte të tjera në fushën e bujqësisë, duke bashkëpunuar edhe me donatorë të jashtëm për t’i mbështetur fermerët e vyer llapjanë