Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se ka nisur pastrimi i lumit Llap, shkruan Llapi.info.

Sipas tij, ngritja e temperaturave ka bërë që të bie niveli i ujit, për çka, siç ka thënë ai, ka ndikuar që të grumbullohen mbeturinat.

“Ngritja e temperaturave ka bërë që të bie niveli i ujit në lumin Llap dhe kjo ka ndikuar që të grumbullohen mbeturinat përgjatë shtratit dhe të kundërmojnë erërat. Pas kësaj situate, ne nga sot me kompanitë e kontraktuara kemi filluar pastrimin e shtratit nga pjesa veriore urbane deri tek pjesa jugore e qytetit në një gjatësi prej 2,5 km. Ju bëj apel të gjithë qytetarëve të mos hedhin mbeturina në lumin Llap, dhe në rast se shohin akte të tilla të lajmërojnë Drejtorinë e Inspeksionit. Të gjithë obligohemi të jemi më të kujdesshëm me mjedisin”, shkruan ai.

Gjatë ditës së djeshme, për gjendjen e lumit Llap, ka reaguar edhe partia opozitare në Podujevë, Lidhja Demokratike e Kosovës./Llapi.info