Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar ish-kryetarit të kësaj komune, Agim Veliut, pasi ky i fundit e ka quajtur Bulliqin mashtrues, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi i është referuar Veliut si analfabet, të cilin, sipas tij, e kanë fundosur qytetarët.
Postimi i tij:
Paska folur deputeti analfabet, që përveç zhvatjes së buxhetit dhe mashtrimit të qytetarëve nuk ka asnjë “kontribut” tjetër.
Deputeti analfabet përmes shpifjeve e rrenave po provon të dalë në sipërfaqe, nga aty ku e fundosën qytetarët. E kot është kjo përpjekje e tij sepse Llapi nuk i duron më as analfabetët as zhvatësit.
Sidoqoftë e kuptoj pse e ka gjithë këtë frustrim, sepse si ka mbetë vend ma kërkun.
LEXO EDHE: Agim Veliu ‘godet’ Bulliqin dhe Ekrem Hysenin






