Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së në këtë komunë, Agim Veliut, pasi ky i fundit në hapjen e fushatës zgjedhore ka thënë se qytetarët llapjanë janë pishman për votën e tyre në zgjedhjet e 29 nëntorit, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi është shprehur se Veliu, sipas tij, ka poshtëruar qytetarët për 20 vjet, teksa ka thënë se më 14 shkurt VV do t’i japë edhe një goditje.
“Ai që i ka vjedhur, poshtëruar e mashtruar qytetarët e Llapit për 20 vjet, paska folur në emër të qytetarëve të Podujevës dhe nuk paska reflektuar fare nga rezultati zgjedhor më 29 nëntor. Andaj, më 14 shkurt duhet t’i japim goditjen përfundimtare sojit të tyre”, ka shkruar ai./Llapi.info






