Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, tani deputet i LDK-së, Agim Veliu, mbrëmë është shprehur se do të kishte dalë fitues, nëse do të garonte në zgjedhje tani me kryetarin aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Madje, Veliu ishte shprehur i bindur në triumfin e tij. Këto komente Veliu i ka bërë gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ku ish-kreu i Podujevës thotë se ka zhvilluar takime me CDU-në gjermane në cilësinë e kryetarit të LDK-së në Llap.

“Unë Shpejtim Bulliqin sa herë të dal në garë me të, jam i bindur se e mundi”, shtoi Veliu.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit ka thënë se nuk ka problem që të garojë me Veliun për të parin e Podujevës.

“Po mirë, ai mundet me besu se më mund, unë skam asgjë kundër do të ia jepja shancin patjetër të garonte kundër meje me pa a më mund apo jo, por, më vjen keq që Veliu së pari duhet të fitojë brenda LDK-së në Podujevë e pastaj të matet me mua”, është shprehur Bulliqi për “Presheva Jonë”./Llapi.info