Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur i kënaqur me dinamiken e punimeve në rrugën “Skënderbeu”, shkruan Llapi.info.

Këto komente, i pari i Podujevës i ka bërë me rastin e vizitës së tij në këtë rrugë, ku sipas tij, punimet do t’i japin pamje të mirë kësaj pjese.

“Sot kemi përcjellur punimet që po bëhen në rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu”, në të cilën ka dinamikë të kënaqshme të punimeve dhe po punohet pa e bllokuar qarkullimin e veturave. Rikonstruktimi i kësaj rruge do t’i ndryshojë pamjen për të mirë kësaj pjese, duke u ndërtuar sipas të gjitha standardeve infrastrukturore e shtuar vlerën kësaj hapësire.  Kompanisë punëkryese punë të mbarë, e ne vazhdojmë me punë të mira dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan ai./Llapi.info