Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë disa kritika nga qytetarë të ndryshëm llapjanë për mënyrën se si po udhëheq me këtë komunë, shkruan Llapi.info.
Në emisionin “N’nejë” në ATV, qytetarët ia kanë përmendur Bulliqit reduktimet e mëdha me ujë të pijshëm, punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë etj.
Disa qytetarë e vlerësuan punë e tij me notë maksimale 10, por pati edhe nga ata me notë zero.
Për të gjitha këto, Bulliqi pati edhe përgjigje, të cilat mund t’i ndiqnim në videon e mëposhtme – nga minuta 1 orë e 7 minuta./Llapi.info