Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorë komunalë, kanë vizituar disa fshatra të kësaj komune, në të cilat është raportuar për vërshime, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se gjendja në disa pjesë, sipas tij, është tejet e rëndë.

Postimi i plotë:

Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi vizituam fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet. Gjendja në teren është tejet e rëndë, ne i kemi angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.

Lus qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe kërkoj nga ana e tyre të bashkëpunojnë në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale. Dua ta siguroj gjithësecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë!