Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Buliqi, ka thënë se janë kryer punimet në fushën e fshatit Gllamnik, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se e njëjta kishte qenë e pakryer që nga viti 2020.
Postimi i plotë:
Sot kemi vizituar punimet në fushën e futbollit në Gllamnik, e cila kishte mbetur për shkaqe objektive e pakryer që nga viti 2020. Fusha tani është e gatshme për shfrytëzim të komunitetit dhe në të mund të zhvillohen ndeshje në Basketboll dhe në Futboll të vogël.
Me kontratën aktuale, pritet të kryhen punimet për funksionalizimin e fushave të tjera, të cilat për të njëjtat shkaqe kanë mbetur në gjysmë tash e dy vite. Jemi shumë të përkushtuar në krijimin e kushteve për zhvillimin e jetës kulturore dhe sportive.
Urime banorëve të fshatit Gllamnik dhe fshatrave përreth për realizimin e këtij projekti!






