Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se u janë ndarë nga 500 euro familjeve të tri viktimave, që humbën jetën të dielën në një aksident trafiku, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se kjo ndihmë ka shkuar në mënyrë që sado pak t’u lehtësohen shpenzimet mortore.
“Familjeve të tri viktimave që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës kam ndarë nga 500 euro për familjet e viktimave, në mënyrë që sado pak t’ju ndihmojmë familjeve t’i mbulojnë shpenzimet e ceremonive mortore”, ka shkruar Bulliqi.
Tre persona kanë humbur jetën një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e së dielës në Lupç të Podujevës.
Në vendin e ngjarjes ndërruan jetë Ruzhdi Uka, i lindur më 1956 dhe Hajdin Brahimi, i lindur në vitin 1961. Më pas, në QKUK vdiq edhe shoferi i automjetit Golf 2, Safet Maqastena./Llapi.info






