Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Bulliqi dhe Kastrati kanë dhuruar çelësat e shtëpive të reja për dy familjare nevojtare në këtë komunë.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në zyren time hoxhën e nderuar dhe humanistin e mirënjohur, Halil Kastrati. Me këtë rast unë ndava një mirënjohje për hoxhën për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e pandalshëm të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Podujevës. Bashkë me humanistin Halil Kastrati sot ua dorëzuam çelësat e shtëpive të reja, familjeve me gjendje të rëndë sociale të Latif Fejzullahut në Podujevë dhe Fahri Sylejmanit në Bellopojë. Me këtë rast me humanistin Kastrati u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin dhe u zotuam për angazhim më të madh që të jemi sa më pranë familjeve në nevojë. E falënderoj hoxhën e nderuar dhe të gjithë donatorët për kontributin e tyre”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info