Lokale - eSIMy

Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vazhduar takimet me pronarë të bizneseve të ndryshme.

Me këtë rast, Bulliqi ka premtuar se ato do të ndihmohen me subvencione, në mënyrë që të rritet prodhimtaria dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

“Bizneset llapjane e kanë dëshmuar se mund të punohet ndershëm e të jetohet me dinjitet, ato do ta kenë mbështetjen tonë institucionale për kreditë e tyre investive, do t’i stimulojmë përmes granteve e subvencioneve që t’ju ndihmojmë në rritjen e prodhimtarisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Bashkë më mirë! Bashkë më shumë për Podujevën!”, shkruan Bulliqi.