Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se 20 shkolla të kësaj komune janë pajisur me laboratorë, shkruan Llapi.info.
Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se së shpejti, sipas tij, do të furnizohen me kabinete të informatikës 25 shkolla.
“Në vazhdën e aktiviteve në përmirësimin e cilësisë së arsimit nëpër shkolla, drejtoria e Arsimit ka furnizuar 20 shkolla me laboratore për fizikë, kimi dhe biologji. Gjithashtu në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi furnizuar edhe 6 shkolla me llaptopë, printera e pajisje tjera elektronike në bazë të nevojave të shkollave. Jam shumë i lumtur që përmes këtyre laboratoreve dhe pajisjeve tjera teknologjike nxënësit do të kenë mundësinë të bëjnë gërshetimin e mësimit teorik me atë praktik. Së shpejti Komuna e Podujevës do të furnizojë edhe 25 shkolla tjera me kabinete të informatikës”, ka shkruar ai./Llapi.info






