Lokale - eSIMy

Mbi dy milionë euro është nënshkruar kontrata nga Komuna e Podujevës për ndërtimin e palestrës sportive, në shtator të vitit 2017, mirëpo që e njëjta s’ka nisur së realizuari. Kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes  Vetëvendosje, njëherësh kandidati i kësaj partie për kryetar Podujeve, raporton Llapi.info.

Në një konferencë për medie, Bulliqi ka publikuar kontratat e nënshkruara nga kjo komunë për këtë palestër, e cila, sipas tij, mbërrin shifrat e mbi dy milionë eurove.

Ky projekt pritej të financohej nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa procedurat e prokurimit i ka udhëhequr Komuna e Podujevës.

“Më 6 shtator 2017 e kemi njoftimin për dhënie të kontratës për ndërtimin e palestrës sportive në Podujevë. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 2 milionë e 565 mijë euro. Më 13 shtator e kemi njoftimin tjetër për kontratë dhe më 15 nëntor e kemi njoftimin e tretë të nënshtrimit të kontratës për këtë palestër me vlerën e përgjithshme prej 1 milion e 885 mijë e 110 euro. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj. Kjo i bie që brenda një muaji do të duhej të përfundonte ky projekt, por në realitet ai nuk ka nisur fare. Komuna me këtë rast i ka bërë shkelje flagrante: në njërën anë ka munguar zotimi i mjeteve, ndërkohë që ky hyrë në zotime kotraktuale dhe tash shumë lehtë kompania fituese mund t’i kërkojë komunës një pjesë të këtyre mjeteve”, ka thënë Bulliqi.

Sipas Bulliqit, Komuna pati menduar të ndërtojë atë në një që nuk është fare e veta, por, siç ka thënë ai, në menaxhim të AKP-së, e cila me sa e di edhe e ka privatizuar./Llapi.info