Ana Brnabic said that whistleblowers are important and courageous and that the duty of the state is to protect and support them
Lokale - eSIMy

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, Brnabiq u pyet nga gazetarët se nëse do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përgjigja e saj ishte e shkurtër, “jo”, transmeton Reporteri.net.

Tutje, kryeministrja serbe foli për anëtarësimin në BE të Serbisë.

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, u shprehë ajo.

Ajo u shprehë se gjetja e një kompromisi do të siguronte paqe por ajo është frikësuar se do të humbet shansi historic për bërjen e kompromisit.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht.”

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiq.