30 mjekë në Britaninë e Madhe janë duke u hetuar nga Ministria britanike e Shëndetësisë për shkak se përshkruan medikamente për pacientët përmes internetit.

Sipas raportit të Komisionit të Cilësisë së Kujdesit në Britani, theksohet se shumë mjekë përmes rrjetit online janë duke shpërndarë kundërsulmues dhe antibiotikë pa kryer kontrolla të përshtatshme për të sëmurët, njofton Klan Kosova.

Këshilli i Mjekësisë së Përgjithshme aktualisht merret me rastet – të cilat përfshijnë 19 mjekë të përgjithshëm – mbi dyshimet e përshkrimit të pasigurtë të ilaçeve.

Disa vdekje kanë qenë të lidhura me pacientët që marrin medikamente të forta në këtë mënyrë, duke bërë që gjykatësit të shkruajnë tek autoritetet shëndetësore të paktën dy raste.

Raportohet se disa nga ta nuk kalonin në detajet e përshkrimit të recetave ndaj pacientëve ndërsa disa të tjerë bënin kontrolle vetëm duke u siguruar nëse pacientët ishin mbi moshën 18 vjeçare para se të përshkruanin medikamentet të cilat potencialisht konsiderohen të dëmshme.