Kompanitë e Telekomit në Britani të Madhe duhet të ndalojnë së instaluari pajisjet e Huaweit në rrjetin telefonik 5G në Britani nga shtatori, ka njoftuar Qeveria e Britanisë, raporton BBC.

Njoftimi vjen para prezantimit të ligjit të ri të martën, me të cilin ndalohet përfshirja e firmës kineze në rrjete.

Sekretari i Digjitalizimit i Britranisë, Oliver Dowden, ka thënë se po shtyn para “largimin e plotë nga kompani që cilësohen si të rrezikut të lartë për sigurinë” nga rrjetet 5G.

Huawei nuk ka dashur të komentojë për BBC-në. Tentimet për të larguar Huawein nga rrjeti po vazhdojnë për më tepër se një vit.