Pas disa ditëve pranverore, në Kosovë ka nisur të përkeqësohet moti.

Sot, në disa vende të Podujevës, ka pasur reshje të dendura shiu.

Përveç shiut, edhe breshri, pak minuta më parë, ka zbardhur disa pjesë të kësaj komune.

Foto nga fshati Obrançë.
Foto nga fshati Obrançë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, të hënën do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

“Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë”- thuhet në njoftim.