Lokale - eSIMy

Qindra mijëra njerëz mbetën të pastrehë në Bejrut pas shpërthimit masiv i cili ndodhi ditë më parë në një depo ku ishin të ruajtura 2,750 tonë nitrat amoniumi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti la të vdekur rreth 173 persona si dhe plagosi 6,000 të tjerë.

Vala e këtij shpërthimi kaloi edhe nëpër lagjet historike të Bejrutit – duke rezultuar me shkatërrimin e objekteve deri në periferi të kryeqytetit.

Një grua qëndron në mesin e rrënojave në shtëpinë e saj të dëmtuar në Bejrut. Fotografia u realizua më 7 gusht, 2020.

Disa banorë të Bejrutit i kanë dëshmuar me fotografi, dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre nga ky incident.