Numri i vdekjeve ditore nga coronavirusi në New York ka shkuar në 731, deklaron guvernatori i vendit, Andrew Cuomo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky numër shënon rekord, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 5,489 me 38 mijë raste të konfirmuara deri më tani.

Ndërkaq New Jersey ka konfirmuar 1,000 të vdekur nga virusi vdekjeprurës, thotë Cuomo.

Guvernatori më tej ka paralajmëruar se qyteti dhe qeveria federale tashmë kanë marrë disa masa, duke e furnizuar spitalin me 3,000 shtretër për të ndihmuar në lehtësimin e zonave të mbipopulluara me pacientë, ndërsa sipas tij edhe punonjësit mjekësorë kanë filluar të sëmuren.

Ndryshe deri më tani në SHBA 368 mijë persona janë infektuar me Covid-19, 11 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 19 mijë njerëz janë shëruar.