Në takimin me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Micheel Davenport, myftiu Naim Tërnava ka thënë se brenda 400 ditësh shpreson që të përfundojë ndërtimi i xhamisë së madhe që parashihet të ndërtohet ngjitur me objektin kryesor të Telekomit në kryeqytet.

Kështu ka thënë pasi ambasadori i OSBE-së në Kosovë e ka pyetur se si po qëndrojnë me ndërtimin e xhamisë së madhe.

Davenport ka qenë në vizitë për të uruar festën e Kurban Bajramit të shtunën.

Në qershor të këtij viti, Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ka marrë vendimin për leje ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Autoritetet e BIK-ut janë shprehur të kënaqur që më në fund ju dha leje ndërtimi i Xhamisë Qendrore.