Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se Bosnja dhe Hercegovina është një hap para anëtarësimit në NATO.
Bosnje dhe Hercegovina ka pranuar planin e veprimit për anëtarësimin në NATO, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Nga Bosnje Hercegovina do të kërkojmë përgatitjen e programit të parë vjetor. Tani, është në anën e autoriteteve të Bosnjës, nëse do ta pranojnë këtë ofertë”, ka thënë Stoltenberg, shkruan rel.

Të martën dhe të mërkurën në Bruksel do të mbahet mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa plani për Bosnjën pritet të miratohet të mërkurën.

Ky është hapi i parë në procesin e anëtarësimit të plotë të këtij shteti në aleancën veriatlantike.

Secili shtet që synon anëtarësimin në NATO, i kërkohet të përpilojë planin vjetor të përgatitjeve për anëtarësim.