Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

Borrelli këtë njoftim e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter të shtunën pasdite, duke thënë se tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në këtë drejtim.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, ka shkruar Borrell.