Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar në një konferencë për media në Bruksel, se të enjten nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa u përket çështjes së targave dhe dokumenteve për hyrje-dalje në kufi.

Ai foli pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Borrell ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe se ende ka kohë deri më 1 shtator, kur do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për reciprocitet për lëshim të dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit serbë.