Reshjet e shumta të borës që kanë përfshirë vendin kanë vështirësuar rrugët në komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Në disa fotografi të siguruara nga Llapi.info, shihet se në rrugët kryesore të Podujevës nga reshjet është krijuar një shtresë e konsiderueshme e borës dhe akullit.

Edhe pse janë parë kompanitë e pastrimit, rrugët vazhdojnë të jenë të papastruara, ndërsa trotuaret janë pothuajse të pakalueshme për këmbësorë./Llapi.info