Një rrugë ka qenë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu kanë thënë banorët e këtij fshati, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.
Ata kanë hedhur kritika në drejtim të kompanive për pastrimin e borës, të cilat, sipas tyre, nuk i kanë pastruar ato. Banorët kanë lajmëruar edhe Policinë.
Siç kanë thënë ata, është dashur të presin disa orë për t’u pastruar, teksa kanë shtuar se gjysma është larguar nga vetë ata. Intervenimi ka ardhur vetëm pas lajmërimit në Polici./Llapi.info






