Boksieri nga Podujeva, Demahmet Sinani është shpallur kampion i Ballkanit në turneun e fundit, i cili është mbajtur dje në Mal të Zi, shkruan Llapi.info.

Sinani, për të arritur këtë triumf, ka mposhtur dje tre kundërshtarë, dy prej tyre serbë. Madje, njërin prej tyre e fitoi qysh në raundin e parë.

Demahmeti është pjesëtar i përfaqësueses së kickboxit të Kosovës dhe përfaqsueses i kombëtarës së Kosovës në MMA.

Demahmet Sinani është pjesëtar i klubit “Kroni” në Podujevë, gjithashtu tash e 5 vite rresht është kampion i Kosovës në kickbox për grupmoshat dhe peshën e tij njeherësh edhe nënkampion i Kosovës në boks.

19-vjeçari nga Podujeva ka korrur suksese në këtë sport edhe në Shqipëri, duke u shpallur kampion për seniorë në garat e MMA-së./Llapi.info