Kevin Prince Boateng është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona, pas kalimit që bëri nga Sassuolo.
Sulmuesi ganez u transferua te Blaugranasit nga skuadra e Serie A-s, mirëpo nuk arriti të lë gjurmë në kohën e tij gjashtë mujore në Camp Nou.
Boateng ka falënderuar tifozët e skuadrës katalunase, kryesinë e klubit dhe personat që e bënë të mundur transferimin e tij te kampioni i La Liga-s.
“Sot përfundon një nga përvojat më emocionuese të karrierës sime. Falënderoj çdo person që e bëri këtë të mundur. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë, kampionë dhe njerëz të mëdhenj. Falënderoj të gjithë drejtuesit, të disponueshëm dhe gjithmonë të pranishëm”, ka shkruar ganezi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë tifozëve: Unë gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time. Doja të jepja diçka më shumë, por bëra më të mirën në çdo minutë të stërvitjes dhe lojës që më është dhënë për të nderuar këtë fanellë fantastike!”, ka përfunduar Boateng.