Një vit pas periudhës më të errët të prodhuesve të veturave gjermane në disa dekada, biznesi i shitjeve pothuajse s’ka qenë asnjëherë më mirë.
Në raportin e publikuar së fundmi nga dy prodhues gjigant si BMW-ja dhe Mercedes-Benz, shihet kërkesa shpërthyese për blerjen e këtyre veturave, sidomos në Kinë, në tremujorin e parë të vitit 2021.
Të dy prodhuesit e veturave po marrin kërkesa të shumta edhe për veturat e prezantuara hibride dhe ato tërësisht elektrike.
Shitjet e veturave BMW, si Mini dhe Rolls-Royce u rritën më shumë se një e treta (636.606) në tremujorin e parë të këtij vitit. Shitjet në Kinë pothuajse u dyfishuan. Me iX elektrik SUV dhe i4 elektrik sedan që lansohen gjatë vitit, kompania është në rrugën e duhur për të shitur më shumë se 100 mijë vetura tërësisht elektrike për klientët në 2021.
Shitjet e markës Mercedes u rritën me 22 për qind (581.270), me Daimlerin që shënoi një rritje prej 60 për qind në dërgesat e Kinës. Kompania ka marrë rreth 20 mijë porosi për veturën tërësisht elektrike EQA.