Një grup i djemve kanë gjetur një mënyrë interesante për të festuar momentin e dërgimit të shokut të tyre në ushtri.

Një grup të rinjsh u mblodhën në Esenyurt mbrëmë, fillimisht qëlluan me armë dhe dogjën një gomë, pastaj u futën në trafik dhe shkaktuan rrezik.

Pasi kanë hyrë në tunel dhe kanë mbyllur rrugën me automjetet e tyre, të rinjtë filluan të vallëzonin dhe vunë në rrezik trafikun.

Grupi, i cili nuk ishte në përputhje me distancën shoqërore dhe rregullin e maskës, u shpërnda pas një kohe.

Ndryshe, tashmë policia ka nis hetimet ndaj këtyre personave dhe priten të merren masat.