Banorët e lagjes “Skender Zejnullahu” të cilët gjenden në afërsi të Fabrikës së Armaturës në Podujevë kanë bllokuar sot rrugën kryesore e cila lidhë fshatin Dumnicë me qytetin e Podujevës, përkatësisht rrugën “Skënderbeu”, raporton Llapi.info.
Sipas këtyre banorëve bllokimi i rrugës është bërë për shkak të aksidenteve të shumta të cilat janë duke ndodhur në këtë pjesë të rrugës.
Ata thonë se vendosja e disa pengesave javë më parë në këtë rrugë nuk është duke kryer punë tek ngasësit e automjeteve. Për parandalim e tyre ata thonë se dëshirojnë vendosjen e disa pengesave më të larta të cilat do mundësonin ndalimin e shpejtësisë.
Kujtojmë se para dy ditësh Sadri Tovërlani vdiq në një aksident trafiku në këtë pjesë të rrugës përkatësisht në rrugën “Fitorja”/Llapi.info